Mobile APP për çdo Xhami

Me shërbimet tona qe shumë vite pranë komunitetit musliman në Zvicër, kemi vërejtur fuqinë marramendëse që ka komuniteti, kur ka organizim dhe komunikim te rregulluar mirë. Prej organizimit të iniciativave, siç ështe dëshmi edhe vet ndërtimi i xhamive të mrekullueshme gjithandej shtetit helvetik, e deri te kultivimi dhe manifestimi ne nivel ditor i fesë, siç janë manifestimet e datat e veçanta islame.

Jemi dëshmitarë se si te xhamia Wil, me Moschee Wil APP të ndërtuar prej nesh, gjatë pandemisë imami ka komunikuar me teknologjinë PUSH Njoftime me xhematin. Për këtë praktikë pati raportuar edhe gazeta e mirënjohur zvicerane  20 miniten (Linku i lajmit).

Në çdo rast, rol kyq ka luajtur komunikimi me komunitetin/xhematin. Kur ka informim të mirë, atëherë ka edhe reagim/përgjigje të mirë.

Jeta moderne e bën të veten, komuniteti është i ngarkuar me punë e ajo pak kohë që ja kushtojnë familjes dhe jetës fetare/kulturore është mjaft e limituar. Andaj edhe kanali i komunikimit mes xhamisë dhe komunitetit duhet të jetë modern, që ruan privatësinë e tyre, i qasshëm në çdo kohë ëdhe që i përshtatet të gjitha grupmoshave. Në këtë mënyrë organizohet shumë më lehtë mbarëvajtja e xhamisë, komuniteti është i informuar me statusin e antarësimit të tyre, me aktivitetet e ardhshme në të gjithë sektorët e xhamisë, dhe kësisoji jemi virtualisht pranë tyre.

Andaj kemi vendosur që të përgadisim një ofertë super atraktive që i përgjigjet nevojave të çdo xhamije, qoftë ajo me shumë apo më pak antarë. Në kuadër të ofertës përfshihet uebfaqja gratis dhe kësisoji ju keni një prezentim të mirë online si dhe komunikoni me xhematin përmes njoftimeve që i publikoni ne ueb.

Më poshtë i keni disa Mobile Apps te dizajnuara prej nesh:

Veçoritë e Mobile APP

_

Dizajn interaktiv

Mobile App i xhamisë do të jetë me dizajn unik, duke e përshtatur me logon dhe ngjyrat e xhamisë. Poashtu APP do të jet aktiv në Appstore dhe Playstore.

Autentifikim me SMS

Përmes autentifikimit me SMS, të gjithe antarët e xhamisë verifikohen gjatë regjistrimit në fillim, kësisoji mënjanohen perdoruesit e panjohur për xhaminë.

Njoftime në kohë reale

Pranoni njoftime në kohë reale, sa herë që kryesia e xhamisë publikon lajme apo njoftime.  Kjo falë teknologjise PUSH, pa pas nevojë t’i shkruani sms në grup apo gjjetiu.

Takvimi lokal

Ju do ta keni takvimin e saktë sipas DAIGS, të personalizuar sipas kërkesës së xhamisë, për cilindo namaz. Njoftimet i merrni në kohë reale me njoftime Push.

Lajme / Evente

Ju do të pranoni lajmet, njoftimet, ligjëratat e xhumasë së imamit të cilat publikohen nga kryesia e xhamisë. Të gjitha këto si ju vijnë si njoftime Push.

Sistem monitorimi

Nëse xhamia ka te instaluar sistemet e sigurisë dhe monitorimit të kamerave, ne mund të gjithë navigacionin ta lidhim me mobile app si dhe për persona të autorizuar.

…e shumë mundësi tjera

Aplikoni për ofertë tani!

 

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe pranoni ofertën e personalizuar dhe perfitoni uebfaqen GRATIS!

_
Loading